Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Kosova shtet i pavarur për sllovakët, gazetari ironizon pas shortit të “play-off”: Jeni të detyruar ta njihni... mirë

Shkruar nga NEWSPORT
Kosova shtet i pavarur për sllovakët, gazetari ironizon pas shortit
Fotomontazh/ Gazetari dhe akademiku, Lutfi Dervishi

Kosova u njoh sot me kundërshtarin e gjysmëfinales së “play-off” të Botërorit 2026. Më 26 mars, “Dardanët” do të përballen në transfertë me Sllovakinë, duke nisur prej orës 20:45.

Ndërkohë që pas shortit, gazetari dhe akademiku Lutfi Dervishi ka ironizuar sllovakët në rrjetet sociale.

“Shorti i play off-it i paska bërë një nder të madh Sllovakisë, më në fund do të detyrohet të njohë (mirë) Kosovën”, shkruan Dervishi në postimin e publikuar në rrjetin social “Facebook”.

Theksojmë se Sllovakia nuk e njeh Kosovën si shtet. Megjithatë, gazetari Lutfi Dervishi i ka “paralajmëruar” se do ta njohin mirë, duke iu referuar fushës së lojës.

Poll

Lexo gjithashtu