Igli Tare
Milan ka nisur përgatitjet për ndeshjen kundër Interit, që do të luhet këtë të dielë. Derbi i Milanos, i vlefshëm për javën e 12-të të Serie A, nis në orën 20:45 në “San Siro”.
Ndërkohë që para pak minutash, klubi kuqezi ka publikuar shumë foto, të lojtarëve që stërviten. Megjithatë, aty mungon Ardon Jashari, i cili luajti në miqësore përballë Entella dhe ka lënë pas dëmtimin.
Por, në fotot e publikuara nga Milan, ai ka munguar. Nuk dihet ende arsyeja e këtij veprimi i çuditshëm nga Milan, të cilët kanë “fshirë” nga lista lojtarin të cilin Igli Tare e donte me doemos dhe që kushtoi 40 milionë euro.
Poll
