Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Fitorja e Kosovës në tokën suedeze, trajneri i Superligës “merr meritat” për vete: Ia dhurova…

Shkruar nga NEWSPORT
Fitorja e Kosovës në tokën suedeze, trajneri i Superligës
Fotomontazh/ Tahir Batatina - Futbollistet e Kosoves

Kosova mori një fitore shumë të rëndësishme në Goteborg ndaj Suedisë. “Dardanët” ia dolën të triumfojnë 1-0 në transfertë dhe të “blindojnë” vendin e dytë në grupin B. Golin vendimtar të këtij takimi e shënoi Fisnik Asllani.

Padiksutim që ky 3 pikësh i afron akoma më shumë me “Play-Off”, ndërsa kanë 4 pikë më shumë se Sllovenia e vendit të 3-të dhe 3 pikë më pak se Zvicra kryesuese. Loja e “Dardanëve” ndaj suedesve ishte fantastike.

 E padiksutim që pas triumfeve të tilla të gjithë “turremi” për të marrë meritat. I tillë është edhe rasti i Tahir Batatinës, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan se ai i dhuroi Kosovës në super lojtar. Dhe fjala është për Ilir Krasniqi.

“Jam i lumtur që Kosovës ia dhurova një super lojtar me nivel të lartë. Super paraqitje, Ilir Krasniqi”, ka shkruar trajneri i Llapit në Superligën e Kosovës.

 

Poll

Lexo gjithashtu