Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

KONTRATA/ Denisson i “blinduar” te Dinamo, klauzola që braziliani firmosi me kryeqytetasit

Shkruar nga NEWSPORT
KONTRATA/ Denisson i “blinduar” te Dinamo, klauzola që

Denisson Silva është lojtari i parë i përfshirë në projektin e Dinamos për Kategorinë Superiore. Pasi siguruan rikthimin në elitë, kryeqytetasit po punojnë intensivisht në mënyrë që të gjithë lojtarët të ruajnë formën e mirë. Megjithatë braziliani është në qendër të vëmendjes për performancën e mirë të bërë në këtë sezon futbollistik.

Ai është aktivizuar në 22 ndeshje duke shënuar 12 gola. Drejtuesit do të tentojnë ta blindojnë, megjithëse qëndrimi i tij është i parashikuar në kontratë. Newsport.al ka mësuar se Denisson firmosi me kryeqytetasit për 18 muaj.

Por, në merkaton e verës ka pasur zhvillime të reja. Ai është ulur me drejtuesit ku kanë bërë një shtesë në kontratë, që do të qëndronte te Dinamo për 1 vit nëse ngjiteshin në Superiore. Kjo tashmë është siguruar matematikisht dhe rrjedhimisht edhe braziliani do të jetë pjesë e 18-herë kampionëve të Shqipërisë për edicionin e ri futbollisitk.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga