Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Rosberg - Mercedes, kontrata përfundon në fund të sezonit

Shkruar nga NEWSPORT

Nico Rosberg thotë se do të jetë pjesë e Mercedes në Formula 1 për shumë e shumë vite. Gjermani, të cilit i përfundon kontrata në fund të sezonit po zhvillon sezonin e tij të shtatë në ekipin që është bashkuar në vitin 2010.

niko rozberg"Nuk është diçka që po mendoj për momentin. Nuk është prioritet në këtë moment dhe nuk përbën presion. Po ndihem shkëlqyer, të gjithë jemi të lumtur bashkë. Do të vazhdoj të jem këtu për shumë e shumë vite, kjo është gjithçka. Nuk ka pse të nxitohem".

Presidenti i Mercedess, Toto Wolff pohoi se nuk ka ndonjë ekip tjetër që po flirton me Rosberg. Kur u pyet nëse negociatat aktuale po peshojnë në mendjen e Rosberg, Wolff tha: "Jo, para së gjithash ai kishte një këshilltar të shkëlqyer që e ka ndihmuar mjaft në negocimin e kontratës. Ne jemi në diskutime të mira. Ata janë të qartë për gjithçka. Nuk kam dyshime për Nico dhe ne, ne duam të vazhdojmë. Duhet vetëm të tregohemi të qetë".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga