Ismet Lushtaku
Ismet Lushtaku është futbollisti më i ri i Vasteras SK. Mesfushori 25-vjeçar vendosi që të largohej nga Norrkoping, por mbetet në elitën e futbollit suedez, duke firmosur me rivalët e kampionatit.
Me klubin e ri, shqiptari ka firmosur kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në fund të vitit 2027. Kujtojmë se kjo është hera e parë që luan me Vasteras, teksa gjithë karrierën e tij e ka kaluar në Suedi.
Ai ka mbajtur veshur fanellën e Norrkoping, Varbergs BoIS, AFC Eskilstuna dhe IFK Eskilstuna. Lushtaku gjithashtu ka luajtur edhe 2 ndeshje me përfaqësesuen A të Kosovës.
View this post on Instagram
Poll
