Kategoria e Dytë
Sot futbolli shqiptar është kryefjalë për të gjithë dashamirësit e këtij sporti. Kjo pasi në fushë s’do të zbresin vetëm ekipet e elitës apo të Kategorisë së Parë, por edhe ata të Kategorisë së Dytë.
Pikërisht sot do të zhvillohet vetëm një ndeshje e grupit B, ajo mes Eagle Football dhe Bylis B. Ndërkohë që Grupi A do të luajë jo pak, por plot 5 ndeshje të tjera emocionuese.
Veleçiku do të presë në shtëpi Shirokën, ndërsa Luzi pret Basanian. Erzeni luan në transfertën e vështirë përballë ekipit të Besëlidhjes, ndërsa Tërbuni do të luftojë ndaj Gramshit.
Vlen të theksohet se të gjitha këto sfida do të startojnë në orën 13:00.
Poll
