
Armand Duka është rizgjedhur në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit ka lënë pas çdo kandidat tjetër duke grumbulluar 45 vota nga 55 të mundshme.
Presidenti i FSHF-së vuri dhe një rekord në aspektin personal, duke marrë më shumë vota 4 vite më parë.
Në vitin 2019-të, Duka kishte 36 vota, ndërsa sot 45 vende preferuan të zgjidhnin kreun e FSHF-së. Siç shihet jo vetëm në Shqipëri duke dhënë një ndihmë të madhe për infrastrukturën, por edhe përtej kufijve puna e presidentit të Federatës po jep frytet e veta.
Poll