Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Komisioni i Disiplinës nuk fal Vllazninë, gjoba edhe për Tomorin dhe Besëlidhjen

Shkruar nga NEWSPORT
Komisioni i Disiplinës nuk fal Vllazninë, gjoba edhe për Tomorin

Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet për javën e shkuar futbollistike në Shqipëri. Dënime të shumta me gjoba duke filluar nga Vllaznia dhe Tomori. Klubi shkodran është dënuar me 100.000 lekë për sjelljë të gabuar të tifozëve, ndërsa beratasit po për të njejtën arsye me 50.000 lekë.

Më pas gjobat fillojnë edhe në Kategorinë e Dytë me Besëlidhjen që merr gjobë 100.000 mijë lekësh, por edhe dënimin e futbollistit Ruben Danaj me gjashtë ndeshje. Dënimet nuk mungojnë as në futbollin e moshave.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

  1. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  2. Zyrtari i KS Kastrioti, Ervin Rrema, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. FK Tomori, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  4. KF Beselidhja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  5. Lojtari i KF Beselidhja, Ruben Danaj, për sjellje ofenduese dhe sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të neneve 13/2/b dhe 14/1/h të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Lojtari i KF Beselidhja, David Marku, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. KF Shkumbini, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  8. Zyrtari i KF Oriku, Bledar Bozhani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Lojtari i KF Turbina, Kevin Fetishaj, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. KF Devolli, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  11. Zyrtari i KF Devolli, Erind Maneshi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  12. Lojtari i KF Erzeni U-21, Alesio Koci, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  13. Zyrtari i FK Partizani U-19, Renaldo Kalari, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  14. KF Egnatia U-14, për braktisjen e ndeshjeve të vlefshme Kategorisë së Parë U-14, në bazë të nenit 16 të KDE dhe nenit 27/1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, përjashtohet nga gara për sezonin aktual dhe zbritet një kategori më poshtë duke iu zbritur 6 (gjashtë) pikë në sezonin pasardhës.
  15. Akademia e Futbollit U-14, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kategoria e Parë U-14, kundër KF Vora U-14, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  16. Zyrtari i Akademia e Futbollit U-14, Spartak Hackovija, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga