Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Kombëtarja meriton komplimente, na shërbeu dhe pushimi”, Orges Shehi: Kemi mungesa dhe rikthime, Tirana duhet të jetë zot i fushës

Shkruar nga NEWSPORT
“Kombëtarja meriton komplimente, na shërbeu dhe pushimi”,

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, foli në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Skënderbeun që do të luhet ditën e nesërme në ‘Selman Stërmasi’ në orën 15:00 për javën e 3-të të Superiores. Tekniku i bardhebluve vlerëson maksimalisht kundërshtarin ndërsa flet edhe për suksesin e Kombëtares.

Kombëtarja dhe pushimi 2-javor? Dua të uroj publikisht Kombëtaren për këto dy ndeshje sepse na kanë lumturuar dhe na kanë gazuar duke qenë pranë objektivit dhe meritojnë komplimente. Na ka shërbyer për të pasur rikuperim edhe pse kishim vështirësi sepse kishim gjendje jo të plotë. Pas Teutës na mungon Deliu dhe disa lojtarë kishin viroza. Me numër të reduktuar jemi munduar të stërvitemi maksimalisht.

Skënderbeu? Tani është përballje ku skuadrat kolaudohen dhe jo çdo skuadër ka formë ideale. Skënderbeu ka histori dhe e ka nisur mirë dhe ndodhet në vendin e parë. Kjo lidhet me performancën tonë që duhet të përmirësohemi dhe duhet të bëjmë më të mirën nesër.

Mungesa e Najdovskit? Filipi mungon për arsye pezullimi dhe do të jetë 2 javë. Është Deliu sepse ka pasur shqetësim dhe nuk është stërvitur për dëmtim. Filipi është i rëndësishëm dhe sigurisht që duke afruar Lulajn për shkak pezullimi, plotësomë boshllëqet. Mungesa do të ketë dhe shpresojmë të jenë për pezullime për atë që ka futbolli, për dyluftime. Shpresoj të kthehet edhe Filipi për të qenë të plotë sepse është i rëndësishëm.

Lojtarët me eksperiencë në stol dhe ruajtja e balancave? Një lojtar që nuk ka ego, nuk ka ambicie të ketë në vazhdimësi. Për mua pak rëndësi ka kush e fillon. 11 luajnë dhe nëse janë 15 i fus në fushë. Nëse ka pozicion me dublime pozicionesh dhe lojtarët janë të ndërgjegjshëm që njëri luan. Për mua është të ndryshojë ndeshjen ai që hyn siç ndodhi me Regin në Europë duke shënuar. Për atë arsye jemi të qetë dhe të qartë se 11 luajnë dhe për arsye teknike, njëri mund të mungojë. Nuk shoh shqetësim dhe problem se kush fillon.

Golat e pësuar? Kur pësohet gol, sulmohet mbrojtja por mendoj se kur mbrojmë, mbrojmë të gjithë dhe sulmojnë të gjithë. Në sulm kemi bërë mirë. Kemi shënuar 5 por kemi pasur raste pa fund. Rrjedhshmëria ka qenë dhe patjetër që duhet rregulluar faza defensive për gjithë skuadrën. Topi humbet, por e vështirë kur humben ekuilibrat. Është skuadër e re me shumë lojtarë qe ende nuk e njohin njëri tjetrin. Në mbrojtje duhet vlerësimi i situatave sepse të mbrohesh është më lehtë se të sulmosh

Loja e Tiranës? Për shkak të traditës dhe elementeve, duam të jemi në pronësi të topit dhe të kemi perspektivën e aksioneve dhe të kemi në dorë zhvillimin e lojës dhe shpresoj që këto problematika, nesër ti kemi sa më pak ose t’i eliminojmë.

Rivalët e Tiranës? Kundërshtarët tanë edhe në ndërtim por edhe në konsolidim janë të qartësuar. Të mos harrojmë që kemi një modul dhe skemë tjetër dhe ul përqendrimin sepse mendojnë të gjithë që 4 dalin dhe për mua kjo është e gabuar. Nuk duhet të mendojmë që dalin 4.Duhet të jemi ne të zotër e fushës dhe protagonistët e ndeshjes. të hyjmë me mendësi tjetër. Skuadrat do të konsolidohen nga java në javë sepse nuk di që asnjë skuadër në botë nuk ka formë të konsoliduar. Skuadra rritet dhe duhet të përmirësohemi nga vetja dhe në fund shohim kush do të jenë konkurrentët.

Llogari? Mendoj se skuadra do të përmirësohet nga java në javë sepse rritet edhe ritmi dhe ndryshon performanca dhe duhet të fusim pak kokë për tranzicionin. Manovra ndryshoj nga java në javë me sa eksperiencë kam, skuadrat përmirësohen nga fundi i fazës së parë.

Gjendja psikologjike? Jemi munduar në ditët e para edhe pas analizë3s dhe duam të përmirësojmë gabimet. Sa më pak gabime, aq më afër rezultatit. Në fillim të javës, kërkon që çdo lojtar të japë më të mirën. Besimi është për të na siguruar me performance të mirë.

Rikthimi në “Selman Stërmasi”? Në pamundësi për të luajtur në “Air Abania”, do të kthehemi te stadiumi dhe janë bërë disa punime për kushte më të mira dhe për fushën. Do të luajmë në orën 3 dhe duhet të jemi të fortë nga ana psikologjike për shkak të orarit dhe jo të mendojmë për të ose stadiumin dhe duhet të bëjmë më të mirën tonë, madje edhe mbi 100%”, tha Shehi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga