Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Kombëtarja i shiti ndeshjet", trondit Ferit Rragami: Urdhër politik

Shkruar nga NEWSPORT

Shqipëria dhe ëndrra e një pjesëmarrje në Kupën e Botës, vijon akoma si një trashigim brez pas brezash. Suksesi i Euro 2016, ishte kulmi i Kombëtares ndër vite, e cila do të mbahet mend gjatë, si arritja më e madhe që është bërë ndonjëhere, madje dhe më e madhe se fitimi i Kupës Ballkanike në 1946.

Një intervistë për Memorie.al, mesfushori Ferdi Rragami ka rrëfyer një ngjarje tepër interesante sa aq dhe tronditëse për Shqipërinë. Forca e Byrosë Politike ishte aq e madhe sa me një urdhër dhe trajneri i ekipit kombëtarë shqiptar, ndryshonte formacionin dhe jo vetëm.

Legjenda e futbollit shqiptar, që ndër vite përfaqësoi ngjyrat e Vllaznisë së vendëlindjes dhe gjatë kohës së ushtrisë, për 3 vite feshi fanelën e Partizanit. Ferid Rragami, e nisi aventurën e tij me topin nga Shkëndija, klubi i shkollës së “Mjeshtrisë Sportive”, ku nga të rinjtë ngjiti shkallët duke arritur Kategorinë e Dytë e më pas atë të Parë.

Moslejmi i vazhdimit të shkollës së lartë, për arsye politike Ferid Rragami kaloi te ekipi i Vllaznisë.

Pjesë e shkëputur nga intervista:

Ju thatë se kombëtarja kishte mundësinë për të arritur në finalet e botërorit. Si mendoni përse nuk u arrit kjo?

Mbaj mend që, atëherë ka ndodhur një gabim. Nuk di çfarë emri t’i vë, por pikërisht kur na mbeteshin edhe dy ndeshje e ne na duhej vetëm të barazonim, vjen një urdhër nga lart nga Byroja Politike, ku thuhej: “Të rifreskohet 40 për qind ekipi kombëtar”, pikërisht në bazë të këtij urdhri, në dy ndeshjet që vijuan u lanë në stol lojtarë të grupit të parë dhe u futën lojtarë të marrë nga ‘Shpresat’. Ne humbëm 2 ndeshjet me Greqinë dhe Poloninë, ishin pikë që nuk kishim pse t’i humbnim. Mendoni, ne kishim barazuar me Poloninë në Varshavë dhe kishim mundur Belgjikën në Tiranë. Ndërsa do të humbisnim me Poloninë këtu me rezultatin 0 me 1 me gol të Bonjek, i cili sapo kishte ardhur nga një takimi i kupës së Kampioneve (Juventus-Liverpul) dhe nuk kishte pushuar fare. Kujtoj se ai shënoi sapo u fut në lojë. Edhe në Greqi e në Athinë ku u zhvillua takimi, pësuam gol që në minutat e para.

Cilët futbollistë munguan dhe pse mendoni se u lanë në stol?

Mbaj mend që në stol ishim unë dhe Arjan Ahmetaj, por edhe të tjerë të formacionit bazë. Nuk mund të them se ajo që ndodhi ishte vendim i trajnerit, pasi në atë kohë mjaftonte një urdhër dhe trajneri ishte i detyruar ta zbatonte, ishin të tjerët që ngriheshin dhe thoshin, ky do të luajë, ky nuk do të luajë dhe kjo nuk mund të kundërshtohej.

Cili ishte personi që dha urdhrin për të rifreskuar ekipin?

Po sigurisht që e mbaj mend. Ishte një nga të Byrosë Politike, nuk mund t’ia them emrin.

Çfarë arsyesh kishte për ta bërë këtë?

Nuk e di. Ishte një gabim, me dashje apo pa dashje. U bënë ca ndryshime taktike, për të cilat nuk mund të fajësoj trajnerin, që sollën edhe në humbjen e ndeshjeve.

Si mund të bëhej një gabim i tillë?

Atëherë po mund të bëhej. Vinte një urdhër dhe kaq, nuk kishe mundësi që të ndryshoje asgjë. Pati edhe probleme të tjera, në Greqi u arratis përkthyesi i kombëtares.

Ju ishit të sigurt që mund t’i fitonit ato takime?

Sot nuk e di se çfarë do të ndodhte. Po ne si grup ishim të bindur që mund t’i fitonim ato takime. Kishim mundur për 83 minuta vendin e tretë të botës, Poloninë, e ata na barazuan vetëm në 7 minutat e fundit. Kishim mundur Belgjikën, që u kualifikua për në botëror. Ne në vetvete ishim të sigurt që do të shkonim në finale.

Po pse dikush nga lart të jepte urdhra të tillë?

Arsyet ishin të thjeshta, ne duhej të humbnim, nuk duhej të shkonim në botëror.

Kush mund ta dëshironte këtë dhe pse?

Ata lart. Nuk mund të them me siguri pse, po e vërteta është se kështu ndodhi. Dikush nuk donte që ne të fitonim, për arsyet e tij politike apo…?!

Sot ka shumë raste kur ndeshjet shiten, mos doni të thoni që edhe atëherë kishte të tilla veprime?

Shiko, edhe atëherë si sot kishte kontrabandë, vetëm se ajo ishte e centralizuar në duart e dikujt.

Atëherë ndeshja ishte e shitur?

Kam dyshime për këtë. Ndodhi diçka dhe u bë në mënyrë të atillë që askush të mos dyshonte. Madje as vetë lojtarët të mos ta merrnin vesh që do të humbnin. U bënë ndryshime taktike, për të cilat nuk mund të fajësoj trajnerin, pasi jam i sigurt se nuk do t’i bënte ai. Pastaj ishte edhe urdhri për rifreskim të skuadrës, i pakuptimtë, kur skuadra po jepte rezultate shumë të mira. U hoqën lojtarë të formacionit bazë dhe u futën ata të Shpresave. Sigurisht edhe ata që u futën ishin lojtarë me perspektivë dhe me një të ardhme të sigurt, por ishin pa eksperiencë në takime të kësaj natyre, aq më tepër decizive.

Pra kemi humbur botërorin, pasi ndeshjet u shitën?

Mendoj se po. Kam shumë dyshime për këtë.

 

[caption id="attachment_671210" align="alignnone" width="182"] Ferid Rragami[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga