Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kombëtarja bën ‘lëmsh’ tifozët, edhe ndeshja e Partizanit ‘Sold-Out’

Shkruar nga NEWSPORT

Euforia pas fitores historike me Poloninë është në kulm. Kombëtarja shqiptare është shumë pranë kualifikimit në grupet e Euro 2024 teksa kanë mbetur edhe 3 finale deri në fund. Mirëpo, kualifikimi mund të mbyllet që në sfidën e rradhës ku presin Çekinë në ‘Air Albania’. Një fitore me rivalët direkt do të mbyllte çdo llogari duke siguruar matematikisht vendin e dytë në grup.

Ndaj, ashtu si kurrë më parë, interesi për biletat e ndeshjes së 12 tetorit është më i larti ndonjëherë. Në uebsajtin e FSHF tek sektori i biletarisë, ka një fluks të paparë duke bllokuar herë pas here rrjetin. Webi tregon që biletat janë të shitura të gjitha duke çuar në Sold-Out vetëm disa orë pas publikimit të tyre.

Ajo që është më e veçanta është se edhe në sfidën Partizani – Egnatia që do të luhet në ‘Arenën e Demave’ shihet e njëjta gjë. A është ky një lëmsh i tifozëve që kanë ‘ngatërruar’ ndeshjen apo thjesht një gabim teknik mbetet të shihet, por ajo që është e sigurtë, është se emocionet dhe atmosfera fantastike për ndeshjen me Çekinë ka filluar 1 muaj para ndeshjes.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga