Një nënë dy djem dhe dy Kombëtare. Kjo mund të quhet dicitura e ndeshjes me Zvicrën që luan sot Kombëtarja Shqiptare. Nënës së dy vëllezërve të vetëm të Europianit që luajnë me dy skuadra të ndryshme i duhet të përjetojë emocione të shumëfishta. Sdi nëse duhet të gëzojë më parë për fitoren e njërit prej djemve apo të hidhërohet për humbjen e tjetrit. Edhe bluza që ajo ka vendosur të veshë në ndeshjen e sotme i thotë të gjitha. Gjysma e bluzës ka shqiponjën e zezë dhe gjysma tjetër kryqin zviceran. Ajo shoqërohej nga babai i djemve dhe e dashura e Granit Xhakës.
Poll