
Ditën e nesërme luhet ndeshja më e rëndësishme e Kategorisë së Parë në futboll, Dinamo-Skënderbeu. Sfida është e vlefshme për javën e 15-të në kampionat dhe premton spektakël. Takimi luhet në “Selman Stërmasi” në kryeqytet dhe fillon në orën 13:00.
Dinamo është në vendin e parë dhe kërkon shkëputjen ndërsa korçarët janë në vendi e tretë me 26 pikë, 4 pikë më pak se kryeqytetasit.
Në një postim në rrjetet sociale klubi dinamovit ka njoftuar të gjithë tifozët për çmimin e biletave. Në tribunën VIP çmimi i biletës kushton 500 L, ndërsa në tribunat A dhe B bileta kushton 300 L.
Poll