Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Klube të mëdha e duan në ekip, Chelsea “mban peng” Brojën

Shkruar nga NEWSPORT
Klube të mëdha e duan në ekip, Chelsea “mban peng”

Armando Broja dhe pse nuk ka luajtur sezonin e fundit me Chelsean, mund të quhet lojtari më i kërkuar nga londinezët për momentin. Ylli kuqezi pas debutimit në Premier League me fanellën e Southampton, la mbresa te ekipet angleze dhe jo vetëm.

20- vjeçari ka dhe 4 vite kontratë me Chelsean, ndërsa interesimi nga klube të mëdha, u shfaq që pasi u mbyll sezoni i fundit. Southampton nuk mund të përballonte asnjë shifër për afrimin e tij, kështu që Broja u kthye në Londër.

West Ham kryeson listën e skuadrave që kërkojnë shërbimet e Brojës, ndërsa gjatë merkatos janë përfolur dhe klube si Arsenal, Nottingham Forest, Napoli, Dortmund dhe së fundmi Ajax.

Është Chelsea që ka vendosur ta mbajë në skuadër yllin e saj, për të parë sa mund të japë në ekipin e parë. Në fund të përgatitjeve për sezonin e ri mund të zbulohen shumë gjëra.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga