Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Me Muçin dhe Mehmetin e mposhtim Poloninë”, legjenda e Shqipërisë nxjerr “skarco” qendërsulmuesit Manaj-Daku-Broja! (FORMACIONI)

Shkruar nga NEWSPORT
“Me Muçin dhe Mehmetin e mposhtim Poloninë”, legjenda e
Anis Mehmeti, Sylvinho, Ernest Muçi dhe Vasil Ruçi

Legjenda e Flamurtarit dhe futbollit shqiptar Vasil Ruçi, ka dhënë “versionin” e tij për mënyrën se si Kombëtarja mund të mposht Poloninë në datën 26 mars në Varshavë, “Play-Off”-i i Kupës së Botës. Ruçi ka folur në një live me emisionin “Mega Sport”, A2CNN:

“Ndaj Polonisë, është një ndeshje që nuk duhet humbur. Argumenti që kjo ndeshje duhet fituar, ka të bëjë me sulmuesit. Ernest Muçi dhe Anis Mehmeti i plotësojnë kushtet, jo vetëm që mund të luajnë në formacionin bazë, por edhe të fitojnë ndeshjen. Unë e besojë shumë këtë qasje. Dilema e Sylvinhos është e madhe.

Ka lojtar që nuk kanë luajtur te Kombëtarja, por po bëjnë shumë mirë te ekipet e tyre, ndërsa ka protagonist që janë stabël te Shqipëria, ama nuk po luajnë aktualisht. Në këtë rast, Sylvinho do duhet të bëjë zgjidhjen më të mirë.

Zgjidhja më e mirë janë lojtarët në top-formë. Trajneri ynë fillimisht duhet të marr një rezultat pozitiv të paktën në teori. Pastaj, se çfarë sjell fusha, ka surprizat e saj.

Besojë se grupi jonë është i aftë të përballet kundër Polonisë me ide. Ne duhet të shmangim dyluftimet, sepse ata janë më të fortë fizikisht. Duhet të luajmë në shumë zona të ngushta, çka do të thotë se na nevojiten lojtarë teknik. Ne duhet të luajmë me 3 kontrollorë, e kam thenë edhe më herët.

Arsyeja? Ne duhet të thyejmë mesfushën e tyre dhe jo të organizohemi në mbrojtje. Lojtari më i mirë që kemi ne në mbrojtje është Gjimshiti. Është i tillë, sepse kalon dy linja, pra vertikalizon. Ky ekip do ishte 30% më i mirë, nëse do kishim një stoper në krahun e majtë. Për ta reduktuar këtë mungesë, ne duhet të luajmë me 3 kontrollorë.

Të thyejmë aksionet e tyre dhe të nisim direkt, sidomos në linja, kurse qendërsulmuesin duhet ta kemi ‘10’ fallco, të vijë nga linja e dytë. Kam bindjen se nga e majta duhet të luajmë me Muçin, ndërsa në linjën tjetër me Arbër Hoxhën.

Kur flas për 3 kontrollorë, janë Qazim Laçi, Ylber Ramadani dhe Julian Shehu. E vetmja mënyrë për të arritur te zona mike është përmes linjav”.

“Me Muçin dhe Mehmetin e mposhtim Poloninë”, legjenda e
Formacioni ideal i Shqipërisë kundër Polonisë, sipas Vasil Ruçit

 

Poll

Lexo gjithashtu