Taulant Seferi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Bodrumspor ka fituar në shtëpi përballë Boluspor. Sfida e vlefshme për javën e 31-të të Ligës së Parë turke, përfundoi 2-0.
Sulmuesi nga Kumanova ishte pikërisht ai që la shenjë në golin e parë për të tijët. Seferi asistoi për të çuar rezultatin në 1-0, duke “gatuar” golin e shënuar nga shoku i ekipit, Brazao.
Kujtojmë se 29-vjeçari po zhvillon një sezon mjaft pozitiv. Për shqiptarin, ky është asisti i tetë sezonal, teksa numëron edhe 15 gola të shënuar. Formë shumë e mirë në prag të Shqipëri – Poloni.
Me raportimet e fundit, mësohet se Sylvinho po mendon seriozisht që ta kthejë në Kombëtare Seferin, jo vetëm prej formës, por edhe për shkak të mungesave të shumta në repartin ofensiv.
Asisti i Taulant Seferit
