Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Tris GOLASH dhe asist kundër Veronës, sulmuesi i Kombëtares ia bën “BUM” në Itali

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Tris GOLASH dhe asist kundër Veronës, sulmuesi i
Gabriel Kulla

Qendërsulmuesi i Shqipërisë U-19 Gabriel Kulla, po bën “namin” me skuadrën e Sassuolos në Primavera 1.

Në ndeshjen e fundit kundër Veronës, talenti shqiptar shënoi 3 gola dhe dhuroi 1 asist, në fitoren 7 – 0 të Sassuolos ndaj veronezëve.

Gjatë këtij sezoni, shkodrani ka 13 gola dhe 8 asiste në kampionat, statistika të “çmendur”.

Në Itali, Kulla vlerësohet tej mase për aftësitë “vrastare” para portës mike, sikurse krijimin e hapësira për shokët e ekipit, marrë në konsideratë numrin e lartë të asisteve.

Edhe pse është vetëm 18 vjeç, me këtë ritëm, shumë shpejtë ai ka për t’u integruar te Kombëtarja e madhe.   

Goli i parë i Gabriel Kullës

Goli i dytë i Gabriel Kullës

Goli i tretë i Gabriel Kullës

Poll

Lexo gjithashtu