Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ E majta “vrastare”, Jasir Asani dhuron spektakël te Partizani! Sulmuesi “mesazh” Sylvinhos para Polonisë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ E majta “vrastare”, Jasir Asani dhuron spektakël te
Jasir Asani, logoja e Partizanit dhe Sylvinho

Sulmuesi i Shqipërisë Jasir Asani, po vazhdon me seancat stërvitore te ekipi i Partizanit, ndërsa po dëshmon formë mbreslënëse.

Përmes “story” në “Instagram”, 30-vjeçari shfaqet duke tentuar portën nga jashtë zone, ndërsa shënon gol në “këndin e pamundur”, e ku portieri nuk pati asnjë shans për të reaguar.

Asani është pjesë e skuadrës së Esteghlal FC, por lufta dhe kaosi në Iran, ka bërë që anësori të rikthehet në Shqipëri, deri në një vendim të dytë, teksa ka zgjedhur Partizanin për t’u stërvitur dhe ruajtur formën.

Përsa i takon Kombëtares, mbetet e paqartë nëse trajneri Sylvinho, do e grumbullojë Jasir Asanin për ndeshjen kundër Polonisë, faza “Play-Off” e Kupës së Botës.    

Poll

Lexo gjithashtu