Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Titull nderi për Klodiana Shalën, ish-atletja përlotet para Presidentit

Shkruar nga NEWSPORT

Ish-atletja e njohur shqiptare, Klodiana Shala, është vlerësuar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me titullin më të lartë “Mjeshtër i madh”. Dekorata për Shalën vjen si shpërblim për arritjet e mëdha në karrierën e saj sportive, teksa numëron mbi 50 medalje, disa rekorde kombëtare dhe pjesëmarrje në Lojërat Olimpike më shumë se kushdo tjetër, plot 4 herë.

Presidenti Nishani në fjalën e tij vlerësoi arritjet e Shalës në karrierën e saj dhe kujtoi me vlerësim të madh faktin që në moshën 16 vjeçare Shala refuzoi një kërkesë për të përfaqësuar Greqinë.

Në fjalën e saj, e ecmocionuar dhe e përlotur, Shala tha:

“I nderuar  Z. Presidenti Republikës, të nderuar miq dhe dashamirës! Unë  dëshiroj t’ju falenderoj nga zemra për nderin dhe vlerësimin që po më bëhet sot nga institucioni më i lartë i vendit tim. Ishte një rastësi, po një rastësi e bukur ama, fakti që vetëm para 4 ditëve shoqja dhe mikja ime Luiza Gega zuri vëndin e dytë në Europë, duke treguar se edhe pse në mungesë të plotë të vëmendjes, kujdesit dhe mbështetjes nga ana e strukturave të qeverisë, falë vullnetit dhe sakrificave mbinjerëzore atletët shqiptatrë arrijnë të mbajnë lart emrin e Shqipërisë duke u kthyer në ambasadorët më të mirë të saj. Kujtoj si sot se sa krenare më bënte të ndihesha mbajtja e flamurit më të bukur në botë. Prandaj edhe unë jam tepër e emocionuar për vlerësimin që vendi im po i bën vite e vite sakrificash të mia për atletikën. Ju falenderoj të gjithëve!”

shala

shala1

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga