
Tirana do të luajë sonte kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për finalen e Superkupës së Shqipërisë. Kjo sfidë do të zhvillohet në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”.
Klasikja Shqiptare, do të përballet për herë të 3-të në këtë sezon. Vllaznia ka arritur të grumbullojë 1 fitore dhe 1 barazim ndaj Tiranës, ndërkohë që sonte pritet për t’u parë nëse do të ruaj këtë ecuri ndaj bardhebluve.
Para startit të ndeshjes ka qenë një nga lojtarët që ka mbrojtur të dy ngjyrat e “Klasikes së Shqipërisë”, Saimir Patushi. Si me Vllazninë dhe me Tiranën, Patushi ka arritur të shpallej kampion dhe me kuqeblutë ka arritur të triumfojë në Superkupë, duke realizuar pikërishtë ndaj Tiranës.
Prononcimi:
Patushi: Ishte një sezon fanatastik me Vllazninë dhe ashtu erdhen lojrat, kishim nje ekip të fortë që e finalizuam duke u shpall kampion dhe më pas ishte Superkupa. Çdo gjë shkoi ashtu siç duhej dhe ne arritëm të zhvillonim një ndeshje të shkëlqyer me Gallatën.
Superkupa me Tiranën ishte një ndeshje e shkëlqyer dhe do ta mbaj mend gjatë, pasi dhe shënova në atë takim.
Unë pata firmosur para kontratën me Tiranën, por bëja maksimumin me ekipin dhe kështu kisha rën dakord me presidentin Çela asokohe, që do ta bëja një gjë të tillë. Unë do ta mbaj mend si një 90 minutësh fantastik. Ne arritëm ta fitonim dhe ishte emocion i shkëlqyer.
Gëzim im më i madh është që kam arrit të plotësoj ëndrrën e një fëmije, që çdo kush do ta kishte dëshirë të dali kampion me Vllazninë. Ai vit për mua do të mbahet mend gjatë.