Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Klasikja me Vllazninë dhe problemet me merkaton: Kam lojtarë me karakter, po punojmë për të federuar Devid

Shkruar nga NEWSPORT
Klasikja me Vllazninë dhe problemet me merkaton: Kam lojtarë me

Orges Shehi, trajneri i Tiranës ka folur para ndeshjes me Vllazninë. Klasikja e Shqipërisë luhet nesër në 19:45 në “Air Albania” dhe vlen për javën e 16 të Superligës. Trajneri durrsak ka përmendur edhe merkaton, me Devid që nuk është ende gati, teksa klubi po punon për ta federuar.

"Është e vërtetë që përballemi me një kundërshtar direkt edhe nga afërsia në tabelë, por edhe nga cilësia. Është një ndeshje që vjen pas pauzës dhe ka rëndësi të veçantë se duam të hyjmë sa më shpejt në ritëm dhe të fillojmë sa më shpejt përsëri ku e lamë në ndeshjen e fundit.

Ne nuk i druhemi asnjë kundërshtari dhe asnjë lloj mënyrë loje, ne kemi mënyrën tonë dhe aty do të përqendrohemi.

Kalendari na rezervon përballje të forta, dihet që në kampionat sigurisht që do të vijë edhe koha e përballjeve të forta. Jemi në një kampionat që si rrallëherë ka shumë pretendentë dhe përballjet janë javë pas jave. Por nuk duhet të fokusohemi te ndeshjet e tjera, duhet të përqendrohemi vetëm te e nesërmja sepse e dimë që është ndeshje e fortë, kërkon vlerësim, përqendrim dhe mentalitetin që kishim më parë.

Afrimi i Devid? Devid është stërvitur gjithë javën, dimë që drejtuesit dhe klubi po bëjnë punë intensive për ta federuar. Por e dimë edhe që Devid nuk është se është lojtar i lirë, ka kontratë edhe me klubin tjetër. Me sa kam dijeni pritet edhe konfirmimi nga klubi tjetër për të vazhduar procedura e federimit.

Se çfarë lojtarësh do të hedhim në fushë dhe si zhvillohet ndeshja, do ta shohim nesër. Ndeshjet kanë dinamikë ndryshe nga ndeshja në ndeshje, nëse do të na duhet, do të vendosim se kë do të hedhim në fushë, gjithmonë në varësi të situatave të ndeshjes.

Tirana në vitin 2021 ka bërë mirë, por si të gjithë kemi mangësi dhe duhet të përqendrohemi për t’i rregulluar, nuk ka ekip perfekt. Do të doja të vazhdonim ku e kemi lënë, por gjithmonë duke mos pasur limite.

Ne kurrsesi nuk mund të fshihemi, jemi klub që gjithmonë kemi objektiva madhorë. Kemi bërë një pjesë të mirë, na pret një rrugë edhe më e gjatë se ajo që kemi kaluar dhe më e vështirë. Kundërshtarët janë javë pas jave, konkretisht është Vllaznia dhe asnjë tjetër, i gjithë përqendrimi është te Vllaznia nesër.

Nuk i druhem asnjë lloj gjëje se kam në përbërje lojtarë me karakter, me cilësi të mira sportive dhe kur ke të tillë në dispozicion, se ka të bëjë shumë cilësia dhe karakteri, nuk i druhem asnjë lloj situate dhe asnjë lloj kundërshtari", tha Orges Shehi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga