
Vllaznia dhe Tirana do të luajnë ditën e sotme Klasiken, një nga sfidat më të bukura dhe të luftuara të Superiores .Ndeshja e vlefshme për javën e 8-të të Superiores do të zhvillohet në “Kukës Arena”.
Edhe pse bardheblutë vijnë në një moment të vështirë pas dy humbjeve radhazi dhe me një situatë aspak të këndshme me Shehin e shkarkuar, e shkuara favorizon bardheblutë kundrejt shkodranëve.
Në 10 ndeshjet e fundit janë kryeqytetasit që e mbajnë “stafetën” e Klasikes dhe i kanë “veshur” këtij dueli fanellën bardheblu. Përafërsisht dy vite, që nga 22 gushti i 2021 e deri më so, Tirana numëron më shumë tirumfe ndaj kuqebluve.
Në këto 10 ndeshje të zhvilluara përgjatë kësaj kohe, kryeqytetasit numërojnë 6 fitore kundrejt 2 fitoreve të Vllaznisë, ndërsa 2 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.