
Mercedes Benz në Formula 1 ka një prej dysheve më të mira të këtij sporti në skuderi si Hamilton dhe Bottas. Por duket se me ekipin gjerman do jetë si pilot rezervë edhe një djalosh i talentuar dhe që premton për të ardhmen si Pascal Wehrlein. Është vetë shefi i skuderisë së Mercedes, Totto Wolf që e konfirmon diçka të tillë.
Gjermani tha:" Pascal patjetër që e meriton një vend në Formula 1 dhe është një nga pilotët më të shpejtë aty. Në këto momente ai është më pak i vlefshëm për skuderinë pasi dy vendet e pilotëve janë të zënë. Por ai patjetër do jetë pjesë e skuderisë në këtë sezon dhe do jetë një ndihmesë për Hamilton dhe Bottas".
Poll