Prezervativët e shpërndarë në fshatin olimpik në Cortina janë shteruar brenda pak ditësh, duke nxjerrë në pah një anë të pazakontë të Lojërave Dimërore Milano-Cortina 2026. Pavarësisht temperaturave të ulëta, atmosfera mes atletëve duket se është mjaft e ngrohtë.
Sipas raportimit të "La Stampa", stoqet përfunduan në vetëm tre ditë dhe pritet furnizim i ri. Në qendër të vëmendjes është vënë edhe 24-vjeçarja Sophia Kirkby, e cila ka nisur një “casting” në rrjetet sociale për një takim në prag të Shën Valentinit.
Situata ka rikthyer në kujtesë edhe shifrat e Paris 2024, ku u shpërndanë rreth 300 mijë prezervativë për sportistët. Ndërkohë, kufizimet për vizitat në akomodime kanë bërë që ambientet e relaksit të kthehen në hapësirat më të frekuentuara brenda fshatit olimpik.
