
Egnati luan në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë për herë të parë ën historinë e saj, teksa përballë në rrugën drejt finales do të ketë Vllaznisë. Sfida e parë mes tyre do të luhet ditën e nesërme në “Loro Boriçi” duke nisur që nga ora 18:00.
Rrogozhinasit kanë nisur me stërvitjet për këtë takim, teksa optimizmi ëhstë prezent në skuadër. të gjithë në Rrogozhinë besojnë dhe shpresojnë që të vazhdojë rrugëtimi në këtë kompeticion, ndërsa synojnë edhe finalen e madhe të “Air Albania”.
Edlir tetova duke ditur edhe rëndësinë e kësaj ndeshje ka vendosur të ndryshojë skemën e lojës. Nga 3-5-2 që ka luajtur në kampionat, pritet që skuadrën ta rreshtojë 4-4-2. Kjo do të thotë që “timonieri” i rrogozhinasve do të shtojë forcat mbrojtëse, pais kërkon të pengojë sulmin e shkodranëve. Lajm i mirë për Tetovën është se për duelin e ditës së nesërme do të ketë të gatshëm të gjithë lojtarët, ndërsa do të ketë edhe “luksin” e zgjedhjeve.