Kërkojnë fitoren e dytë në kampionat, Skënderbeu nxjerr në shitje biletat për sfidën me Dinamon
Shkruar nga NEWSPORT
Skënderbeu do të luajë sfidën e dytë të Superiores ndaj Dinamos ditën e shtunë duke nisur që nga ora 19:00. Një duel ku korçarët do të kërkojnë edhe fitoren e dytë në kampionët për të qenë në krye të klasifikimit.
Për këtë përballje klubi ka bërë të ditur se kanë nisur shitja e biletave. Gjithashtu tifozët që duan të abonohet për gjithë vitin janë publikuar edhe abonetë vjetore.
“Të premte, data 1 Shtator, Ora 19:00 në stadiumin ‘Skënderbeu’ luhet takimi i javës së 2-të ndaj Dinamo.Ju njoftojmë se ka nisur shitja e biletave të ndeshjes të cilat mund ti blini në pikat e zakonshme:– Pika e shitjes ngjitur me bankën ‘Credins’– Pika e shitjes (10 metra poshtë dyqanit vodafone) pranë stadiumit.– Stadiumi ‘Skënderbeu’ (Ditën e ndeshjes)Çmimet e biletave janë si më poshtë:- Tribuna Gold A & B – 1000 lekë- Tribuna A, B – 400 lekë- Tribuna C – 300 lekë- Tribuna D – 200 lekë- Tribuna VIP - 3000 lekëShënim: Për gjithë të interesuarit ju njoftojmë se kanë dalë në shitje dhe abonetë vjetore për Tribunën VIP dhe Tribunat Gold.Çmimet:Tribuna VIP – 50 mijë lekëTribuna GOLD – 20 mijë lekëTë interesuarit mund të kontaktojnë me personin përgjegjës në nr e tel: +355674041712Bashkë ia Dalim!Forca Ujqër!”, ka shkruar klubi.