
Espanyol arriti të merrte një pikë me shumë vlerë në derbin kundër Barcelonë në Camp Nou, pasi barazoi me shifrat 1-1. Keidi Bare duket se ka trazuar pak ujrat në klubin spanjoll, pasi dëmtimi i tij ka qenë një shqetësim i madh për Espanyolin.
Në fundin e takimit ku për 90 minuta solli shumë spektakël dhe emocione, duke mos munguar golat, penalltitë, kartonat dhe ato të kuq. Trajneri Diego Martinez foli duke mos harruar këtu dhe lojtarin shqiptar që mungon për shkak të dëmtimit.
Deklarata:
“Rrallëherë jam ndjer kaq krenar për një grup lojtarësh. Kam fituar të drejtën që të mos flas më për arbitrat, Mateu Lahoz është një nga më të mirët në botë.
Jam i lumutur për këtë rezultat dhe këtë grup lojtarësh që po funksionon shumë mirë. Kemi ende shumë probleme për të zgjidhur. Megjithatë jam shumë i emocionuar dhe krenar për rezultatin, mendoj që dhe Keidi Bare është shumë i lumtur në shtëpi për këtë pikë.