
Luftëtari ka çelur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri që i gjen ata në Kategorinë e Dytë. Klubi gjirokastrit ka prezantuar trajnerin e ri i cili do të jetë një emër mjaft i njohur. Besmir Shabani do të jetë në krye të stafit teknik të jugorëve.
“Luftëtari bën të ditur se nga sot ka startuar stërvitjem me z. Besmir Shabani në rolin e trajnerit të ekipi të parë. Sot ka nisur menjëherë punën me ekipin. Trajneri Shabani do të ketë edhe dy ndihmës në stafin e tij. Klubi i uron suksese Shabanit në detyrën e tij të re, të cilën besojmë se do ta bëjë me shumë devotshmëri si çdo detyre tjetër që i është ngarkuar më parë”, njofton klubi.
Objektivi mbetet i njëjtë si i vjetshmi, ngjitja në të Parën është kusht i panegociueshëm dhe drejtuesit do të futen në merkato për të sjellë lojtarët e duhur që të arrihet ky objektiv.