
Kukësi ishte klubi më aktiv shqiptar sot, përsa i përket merkatos së verës. Klubi verilindor prezantoi plot 11 lojtarë, që shumë mirë mund të formojnë një formacion pasi ka lojtarë nga porta në sulm.
Redon Danaj, Erest Lamellari, Astjon Sulçe, Owen Angelotti Bayi, Albi Metani, Neshat Murati, Xhulian Kapllanaj, Yusuf Basit, Victor Jaiyeola, Luis Birçaj dhe Amarildo Dervishaj si lojtarët më të rinj. Një pjesë e mirë e tyre ishin njoftuar më parë nga Neësport.al.
Plot 8 lojtarë, që zyrtarizohen kur kanë mbetur më pak se 48 orë nga fundi i merkatos. Kukësi është aktualisht pjesë e Kategorisë së Parë, ndërsa synim kryesor ka ringjitjen në elitën e futbollit shqiptar.
Kujtojmë se gjatë këtij muaji u prezantua dhe presidenca e re bashkë me drejtorët. Dhe pse nuk kanë pasur shumë kohë në dispozicion, treguan aftësitë e tyre në fundin e merkatos.