
Vllaznia dhe Luftëtari kanë “shtrënguar duart” ditën e sotme në tregun e transferimeve. Bëhet fjalë për një lojtar premtues të akademisë së klubit shkodran që është bashkuar me klubin gjirokastrit.
Amir Brahimi do të largohet nga Vllaznia për t’u huazuar në skuadrën e Luftëtarit për sezonin e ardhshëm. Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi kuqeblu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Njoftimi zyrtar i Vllaznisë:
KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me AF Luftëtari për huazimin e futbollistit të saj Amir Brahimi për sezonin 2025-2026. Ne shpresojmë se tek skuadra e tij e re, mbrojtësi 20-vjeçar do të ketë më shumë hapësira aktivizimi dhe besojmë që ai do të rikthehet tek familja kuqeblu më i fortë dhe me më shumë përvojë.