
Bedri Greca
Bedri Greca nuk është më pjesë e Besës së Kavajës. Futbollisti dhe klubi kavajas kanë përfunduar bashkëpunimin mes tyre, pas 1 viti e gjysmë, me Grecën që tashmë është lojtar i lirë.
“Përshëndes ekipin e Besës dhe i uroj suksese, pasi kontrata 6-mujore përfundoi. Nga sot jam lojtar i lirë”, shkruan Bedri Greca. Ky i fundit, tashmë është në kërkim të një aventure të re.
Kujtojmë se 34-vjeçari ka shumë ekspericnë në futbollin shqiptar. Sulmuesi ka luajtur me ekipie si Skrapari, Tërbuni, Flamurtari, Kukësi, Luftëtari, Laçi, Kastrioti dhe Elbasani.
Madje, Greca ka luajtur edhe në Kosovë me ekipin e Gjilanit dhe Feronikelit.
Poll