
Pogradeci
Në prag të sezonit të ri në Kategorinë e Parë, ekipi i Pogradecit ka “blinduar” portën. Fjala është për transferimin e Walid Birrou Essafi.
Ai është i gjatë 189 centimetra dhe vjen nga shkolla spanjolle e futbollit, ndonëse nga ekip modest si CD Teruel, më pas ka “shtegëtuar” në SHBA, Marok, Gjibraltar, Filipine dhe Nepal. Kartoni i iberikasit sipas “Transfermarkt” vlen 125 mijë euro:
“MIRË SE ERDHE ! Walid Birrou Essafi, 30 vjeç, portier, është afrimi më i ri në klubin e liqenorëve! KF Pogradeci i uron suksese në vazhdim spanjollit Birrou”.
View this post on Instagram
Poll