Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Partizani apo Ballkani? Salami prezantohet te ekipi i ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Partizani apo Ballkani? Salami prezantohet te ekipi i ri
Salami

Pasi mbylli aventurën me Kukësin, Gbolahan Salami ka vendosur që të vazhdojë karrierën e tij jashtë Shqipërisë. Sulmuesi nigerian është transferuar në Izrael, te ekipi i Bnei Yehuda Tel Aviv.

Edhe pse kishte oferta nga Ballkani në Kosovë, apo Partizani në Superiore, 23-vjeçari nigerian ka vendosur që të lërë Shqipërinë. Kujtojmë që Salami qëndroi te Kukësi vetëm 1 vit, pasi u transferua nga ekipi çek i Slovacko në korrik të vitit 2023.

Tashmë, Salami është gati për aventurën e re në Izrael, me klubin e Bnei Yehuda Tel Aviv. Janë pikërisht këta të fundit që kanë bërë të ditur transferimin e nigerianit.

“Klubi i Futbollit Bnei Yehuda Tel Aviv është i lumtur të shtojë Mustafa Salamin në radhët e tij! 23-vjeçari Salami me origjinë nigeriane zbarkoi mëngjesin e sotëm në Izrael, iu nënshtrua testeve mjekësore dhe nënshkroi kontratën”, shkruan klubi izraelit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by מועדון הכדורגל בני יהודה תל אביב (@fcbnei_yehuda_tlv)

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga