Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Nuk është Bledar Devolli, Kukësi prezanton trajnerin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Nuk është Bledar Devolli, Kukësi prezanton trajnerin e
Fatjon Tafaj

Kukësi ka prezantuar trajnerin e ri të kuadrës, i cili do të udhëheqë verilindorët në sfidat e ardhshme. Fatjon Tafaj ka marrë në dorë “timonin” e kuksianëve, duke fituar kështu “garën” me Bledar Devollin.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Kukësit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Për 42-vjeçarin është një rikthim në Kukës pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e stafit ë Ernest Gjokës, në periudhën kur verilindorët fituan titullin kampion.

Gjithashtu si pjesë e stafit të Kukësit, tafaj ka fituar edhe një Kupë Shqipëria, teksa këtë herë rikthehet si trajner i parë. palët mes tyre kanë firmosur një kontratë për 2 vite e gjysmë, duke i dhënë fund kështu dilemave për stolin e kuksianëve.

“WELCOME HOME FATJON TAFAJ ????????

Futboll Klub Kukësi njofton se Fatjon Tafaj është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës sonë. Tekniku 42-vjeçar ka arritur akordin me klubin tonë, duke firmosur për dy sezone e gjysmë. 

Tafaj ka qenë pjesë e klubit të Kukësit në sezonin 2016-2017, kur skuadra jonë fitonte titullin kampion si edhe në sezonin 2018-2019, ku Kukësi fitoi Kupën e Shqipërisë. Asokohe, Tafaj ishte ndihmës trajner në staf me Ernest Gjokën, teksa rikthehet në Kukës si trajner i skuadrës së parë.

Ditën e sotme, Tafaj u prezantua para mediave nga administratori i Klubit, Florjan Biba.

Mirë se vjen në shtëpi Fatjon ????????”, shkruan klubi, i cili synon edhe qëndrimin në Kategorinë e Parë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK Kukësi (@fkkukesialbania)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga