Hajrulla Tola është futbollisti më i ri i Laçit. Pasi mbylli aventurën e tij me Tiranën në Superiore, mesfushori 21-vjeçar ka vendosur që të nisë një të re në Kategorinë e Parë.
“KF Laçi njofton se ka arritur marrëveshjen me mesfushorin 21-vjeçar, Hajrulla Tola. Së fundmi, lojtari ka qenë pjesë e KF Tiranës, ndërsa tashmë është gati të nisë aventurën e re me ekipin e Laçit”, shkruan klubi kurbinas.
Kujtojmë se Tola luan si mesfushor, duke mbuluar repartin difensiv, por edhe rolin e fantazistin e bën mirë. Përveç Tiranës, ai ka luajtur në gjysmën e sezonit të shkuar me Korabin në Kategorinë e Parë.
Kujtojmë se Laçi mban momentalisht vendin e dytë në renditje me 33 pikë. Kurbinasit mbeten një nga pretendentët kryesorë për t’u ngjitur në Superiore.
View this post on Instagram
