Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Nga Teuta në Kategorinë e Parë, trajneri 47-vjeçar firmos me Kukësin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Nga Teuta në Kategorinë e Parë, trajneri
Kukesi

Bledar Devolli është trajneri i ri i Kukësit. 47-vjeçari ishte i papunë që prej shkurtit të këtij viti, kur drejtonte Teutën në Superiore, teksa tashmë nis një aventurë të re në Kategorinë e Parë.

Për Devollin, ky është një rikthim te Kukësi. Më herët ai ka drejtuar verlindorët nga shkurti i 2024-ës, deri në qershor të po atij viti. Është vetë klubi që ka zyrtarizuar Devollin në pankinë.

NJOFTIMI:

Futboll Klub Kukësi njofton rikthimin e trajnerit Bledar Devolli në krye të skuadrës sonë. Devolli, i cili ka drejtuar ekipin edhe dy sezone më parë, rikthehet për të udhëhequr projektin sportiv të klubit në këtë fazë të re.

Trajneri Devolli sjell me vete përvojë e tij në futbollin shqiptar, teksa e njeh mirë Kukësin, të kontribuojë në objektivat e ekipit për sezonin aktual. Futboll Klub Kukësi i uron trajnerit Devolli mirëseardhje dhe shumë suksese në detyrën e re.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK Kukësi (@fkkukesialbania)

Poll

Lexo gjithashtu