
Bylis duke festuar pas ndeshjes me Elbasanin
Bylis ka përfunduar bashkëpunimin me 3 lojtarë në përfundim të sezonit. Bëhet fjalë për portierin Bruno Buja, Gëzim Krasniqin dhe Xhonatan Lajthinë.
Kujtojmë se ballshiotët kanë siguruar rikthimin në Superiore për sezonin e ardhshëm. Tashmë klubi do mendojë të ndërtojë ekipin që do përballojë elitën e futbollit shqiptar.
Njoftimi i Bylisit:
“FK BYLIS bën me dije se ka përfunduar bashkëpunimin me lojtarët: portierin Bruno Puja, mbrojtësin Gëzim Krasniqi, si dhe mesfushorin me tipare sulmuese Xhonatan Lajthia. Klubi ynë i falënderon për bashkëpunimin dhe iu uron suksese lojtarëve në vijimin e karrierës së tyre!”
Poll