Klaidi Çela, Klejdi Paloka, Aldi Gjumsi, Ilir Dobjani, Elias Aarfort dhe Mario Beshiraj
Skënderbeu ka prezantuar 6 futbollistë njëherësh. Nga porta, në mbrojtje e deri në sulm, klubi korçar ka bërë të ditur 6 afrimet e reja, të cilat përforcojnë ndjeshëm skuadrën e drejtuar nga Ernest Gjoka.
Dy ish-ët e Tiranës, Mario Beshiraj dhe Aldi Gjumsi bashkohen me bardhekuqtë për të përforcuar sulmin. Ndërkohë që ish kampioni i Egnatias, Ilir Dobjani bashkohet me Skënderbeun për të zëvendësuar portierin e dëmtuar, Marco Alia.
Kleidi Çela shihet si një mbrojtës me eksperiencë, ndërsa Klajdi Paloka një ish i Vllaznisë shihet si i duhuri për përforcimin e mesfushës. Futbollisti i vetëm i huaj është Elias Aarfort, sulmues norvegjez.
Poll
