
Ardit Hoxhaj gjatë prezantimit te Flamurtari
Tashmë është zyrtare, Ardit Hoxhaj bëhet lojtari më i ri i Flamurtarit. Pasi i përfundoi kontrata me Elbasanin, Hoxhaj vendosi që të rikthehej në Kategorinë e Parë për të riveshur fanellën e vlonjatëve pas 4 vitesh.
Sulmuesi i krahut të majtë shihet nga drejtuesit e Flamurtarit si i duhuri për të përforcuar repartin ofensiv. Hoxhaj pritet të sjellë më shumë kualitet dhe të ndihmojë ekipin për të arritur objektivin, që është rikthimi në Superiore.
29 vjeçari e ka mbajtur veshur fanellën e Flamurtarit në sezonin 2013/2014, por edhe në 2017/2018 dhe 2019/2020. Ka qenë pikërisht klubi vlonjat, në të cilin Hoxhaj ka nisur karrierën si futbollist.
Poll