Kukësi mesa duket nuk ka ndërmend të ndalet. Verilindorët kanë prezantuar para pak minutash një tjetër futbollist.
Dayan Matias Masquera bëhet kështu lojtari më i ri i Kukësit, i cili përforcon kështu mesfushëm për pjesën tjetër të sezonit. Në ëktë mënyrë shtohen alternativat për stafin teknik në këtë repart.
“WELCOME DAYAN MATIAS MASQUERA
Futboll Klub Kukësi ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori kolumbian Dayan Matias është zyrtarisht pjesë e klubit tonë. 24-vjeçari veç rolit si mesfushor, luaj edhe si mbrojtës i djathtë dhe sulmues i djathtë. Mosquera është bashkuar me skuadrën në stërvitje dhe është menjëherë gati për të dhënë kontributin e tij. Mosquera do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë “, ka shkruar Kukësi.
View this post on Instagram
