
Lorik Halili
Kukësi nuk ka ndërmend të ndalet. Verilindorët brenda pak minutash kanë zyrtarizuar lojtarin e dytë për ditën e sotme.
Lorik Halili është futbollisti më i ri që bëhet pjesë e kuksianëve. 17-vjeçari nga ekiet e moshave, tashmë do të ketë mundësinë të kontribuojë për ekipin A, ndërsa shton konkurencën në mesin e fushës.
“WELCOME LORIK HALILI!
Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Lorik Halili do të jetë pjesë e skuadrës sonë!
17-vjeçari kuksian ka qenë pjesë e moshave të Kukësit dhe këtë sezon, do të jetë pjesë e skuadrës së parë, duke shtuar vlerat në mesfushë.
Mirë se vjen dhe suksese Lorik! ????????”, shkruhet në postim.
View this post on Instagram
Poll