Oniks Grezda nuk ëeshtë më futbollist i Kukësit. Sulmuesi do të vazhdojë karrierën në Kosovës. Kukësi ka arritur akordin me kampionët e Kosovës, Dritën për shitjen e 18-vjeçarit.
Nga ky transferim padiskutim që Kukësi ka marrë diçka në këmbën, por shifrat nuk bëhen të ditura. Ndërkohë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale klubi e falendron për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në vazhdim.
“FK Kukësi njofton se ka arritur një akord me klubin e Dritës për shitjen e kartonit të lojtarit Oniks Grezda. Klubi dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e lojtarit gjatë kohës në skuadër.
FK Kukësi do të vazhdojë të punojë me talente të reja dhe të forcojë ekipin për të realizuar objektivin. Tifozët tonë të jenë të sigurt se klubi do të vazhdojë rrugëtimin e tij duke u bërë çdo ditë më i fortë. Bashkë do ia dalim!”, ka shkruar klubi i Kukësit.
View this post on Instagram
