Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Ish i Tiranës dhe Partizanit, Pogradeci ia bën “bum” në merkato dhe firmos me mesfushorin 24-vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ish i Tiranës dhe Partizanit, Pogradeci ia bën
Pogradeci

Mateo Shanaj është futbollisti më i ri i Pogradecit. Siç raportoi ditë më parë “Newsport.al”, mesfushori është larguar nga Partizanit, për t’u bashkuar me “liqenorët” në Kategorinë e Parë.

Megjithatë, ky nuk është një transferim i përhershëm. Kjo pasi 24-vjeçari do të jetë i huazuar te Pogradeci deri në fund të sezonit, për t’u rikthyer më pas tek “Demat e Kuq”.

Kujtojmë se Shanaj është një lojtar i dalë nga akademia e Tiranës. Gjithashtu ai ka luajtur me ekipe si Turbina dhe Apolonia, para se të bashkohet me Partizanin.

NJOFTIMI:

Mateo Shanaj, 24-vjeç, mesfushori, i është bashkuar këtë merkato klubit të Pogradecit. Liqenorët i urojnë mirëseardhjen 24-vjeçarit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Pogradeci Faqja Zyrtare (@kfpogradecii)

Poll

Lexo gjithashtu