Në vigjilje të javës së 18-të në Kategorinë e Parë mes Laçit dhe Kukësit nuk kanë munguar polemikat, e përfunduar 2 – 1 për bardhezinjtë. Protagonist u bë arbitri kryesor Daniel Vrapi.
Bëhet fjalë për minutën e 38-të, teksa rezultati ishte ende 0 – 0. Portieri i verilindorëve Samule, ndal pastër lojtarin e Laçit në zonë, ndërsa “aktrimi” i lojtarit nga kampi i bardhezinjve jep “efekt” te arbitri Vrapi. Edhe pse ky i fundit ishte shumë pranë aksionit, çka do të thotë se e kishte pamjne e qartë, akordon penallti të dyshimtë.
Protestat nga skuadra e Kukësit nuk munguan, por më kot. Olsi Myrta u tregua i saktë për Laçin, duke shënuar 1 – 0 prej 11-metërshit. Si përfundim, kurbinasit triumfuan 2 – 1 karshi Kukësit, ndërsa mbajnë vendin e 2-të në Kategorinë e Parë me 36 pikë, 5 më pak se Skënderbeu kryesues.
Një takim tjetër i diskutuar ishte edhe Pogradeci – Besa, i mbyllur 0 – 0. Rasti më “flagrant” përkoi me rrëzimin e sulmuesit venezuelian Santiago Rodriguez te Pogradeci nga Arango Aristizabal i Besës.
Rodriguez e posedoi bukur topin dhe kërkon të afrohet drejt portës, ama Arango Aristizabal nga ekipi kavajas e rrëzon në zonën e rreptësisë. Në këtë situatë, arbitri Andi Koçi “mbyll sytë”. Pogradeci mban pozitën e 3-të në tabelë me 33 pikë.
Laçi - Kukësi
Pogradeci - Besa
