Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ 2 gola për 3 minuta, sulmuesit të Shqipërisë i prish ndeshjen “magjike” VAR-i

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 2 gola për 3 minuta, sulmuesit të Shqipërisë i prish
Cristian Shpendi

Cesena ia doli të marrë fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Reggiana, 2 – 1. “Heroi” i bardhezinjve në këtë përballje ishte sulmuesi i Shqipërisë Cristian Shpendi, autor i dopietës.

Edhe pse u gjendën në disavantazh nga rrjeta e Portanova, 27', Shpendi barazoi rezultatin në minutën e 30-të. Cristiani nuk u kënaq me kaq, finalizoi sërish në fundin e pjesë së parë, por pas rishikimit në VAR, u konsiderua jo i rregullt.

Gjithesesi, 22-vjeçari shqiptar e shtoi “gazin”. Shpendi konkretizoi golin e fitores në minutën e 63-të, duke e ngjitur Cesenën në vendin e 5-të me 34 pikë në Serie B, 8 pikë larg kreut. Sulmuesi i Kombëtares ka arritur në kuotën e 8 golave dhe 2 asisteve në ligë, gjatë 20 prezencave.

Goli i parë nga Shpendi     

Goli jashtë loje i Shpendit    

Goli i dytë nga Shpendi  

 

Poll

Lexo gjithashtu