Rey Manaj
Rey Manaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Al Sharjah po humb në shtëpi përballë Al Bataeh. Sfida e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit në Emiratat e Bashkuara Arabe është momentalisht 0-2.
Sulmuesi i Kombëtares shënoi gol në minutën e 59-të. Pas një topi të marrë prej shokut të ekipit, me anë të një goditje me kokë, lushnjari shënoi golin, që atëherë vlente për barazimin 1-1.
Megjithatë, anësori dhe kryesori vendosën që ky gol duhej të anuloi. Kjo për shkak të një pozicioni të parregullt të sulmuesit shqiptar. Kështu, gjyqtari i “ngriu” buzëqeshjen shqiptarit.
Goli i Manajt
Poll
