Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Vetëm 11 minuta në 14 ndeshje te Lazio, Elseid Hysaj merr VENDIMIN për të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT
Vetëm 11 minuta në 14 ndeshje te Lazio, Elseid Hysaj merr VENDIMIN
Elseid Hysaj

Mbrojtësi i Kombëtares Elseid Hysaj është gati të largohet nga Lazio që në merkaton e janarit. Mungesa e minutazhit është arsyeja kryesore që 31-vjeçari shqiptar po kërkon me ngul largimin.

Gazetari italian Nicolo Schira e bën fakt të kryer që “rekordmeni” i Shqipërisë për numër prezencash ka marrë vendimin final, kërkimin e një tjetër destinacioni, pavarësisht se kontrata i skadon të lacialët në verë.

Në 14 ndeshjet e fundit nën urdhërat e trajnerit Maurizio Sarri, Hysaj numëron vetëm 14 minuta, thuajse e papërfillshme si hapësirë kohore në fushë. Nuk ka një destinacion konkret për mbrojtësin e djathtë, ndërsa deri tani ka “djerësitur” fanelat e Empolit, Napolit dhe Lazio-s.    

    

Poll

Lexo gjithashtu