Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Sulmuesi i Shqipërisë s’gjen rehati, gati të largohet nga ekipi për t'u bashkuar me “fqinjët” e Durrësit

Shkruar nga NEWSPORT
Sulmuesi i Shqipërisë s’gjen rehati, gati të largohet nga
Marvin Çuni dhe Ernest Muçi

Marvin Çuni është gati që të largohet nga Rubin Kazan përfundimisht. As huazimi te Sampdoria s’ka shkuar siç duhet, ndërkohë që tek ekipi rus nuk e duan më sulmuesin 24-vjeçar, të cilin e blenë 2 milionë euro 2 vite më parë.

Në kto kushte, sulmuesi i Kombëtares shqiptare është gati të rikthehet në Itali. Sipas "Blucerchati.net", “komshinjtë” e qytetit të Durrësit, Bari po mendon për të transferuar Çunin, i cili është i hapur për një kalim të tillë në Serie B. Ndërkohë që priten dy klubet, për të rënë dakord mbi formulën e këtij “operacioni”.

Kujtojmë se Çuni ka një karrierë interesante. Ai është aktivizuar më parë edhe për ekipe të tjera, si Freising, Bayern Munich, Sonnenhof, Paderborn, Saarbrucken dhe Frosinone.

Poll

Lexo gjithashtu