Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Juljan Shehu në versionin “flash”, mesfushori i Shqipërisë publikon FOTON fantastike nga stërvitja

Shkruar nga NEWSPORT
Juljan Shehu në versionin “flash”, mesfushori i
Juljan Shehu

Mesfushori i Kombëtares Juljan Shehu ka nisur përgatitjet për gjysmën e dytë të sezonit me ekipin polaka Widzew Lodz.

Në një “story” të radhës në “Instagram”, 27-vjeçari shihet duke u stërvitur me intesitet, tregues se i ka lënë pas pushimet dhe është gati për të treguar versionin më të mirë, jo vetëm te skuadra polake, por edhe të Shqipëria gjatë fazës “play-off” për “Botërorin 2026”.

Në Ekstraklasa (liga polake), Shehu numëron 4 gola dhe 4 asiste në 17 prezenca. Ndeshja e parë për 2026-ën e Widzew Lodz është sot ndaj U.Cluj, miqësore, kurse takimi zyrtar përkon me datën 31 janar karshi Jagiellonia, kampionat.

Pas 18 javësh në elitën e futbollit të Polonisë për klube, Widzew Lodz e Juljan Shehut mban pozitën e 15-të me 20 pikë, ngjitur me “zonën e ftohtë”.

Juljan Shehu në versionin “flash”, mesfushori i
"Story" i Juljan Shehut nga stërvitja në Antalia të Turqisë me ekipin e Widzew Lodz

 

Poll

Lexo gjithashtu